Aksident ajror - rrëzohet avioni i marinës, vdesin 16 ushtarë amerikanë

11.07.2017 15:03

Të paktën 16 ushtarë amerikanë kanë mbetur të vdekur...

Të paktën 16 ushtarë amerikanë kanë mbetur të vdekur pasi një avioni i Marinës është përplasur në një fushë në Delta të Misisipit mbrëmjen e së hënës.

Avioni ushtarak KC-130 ka shpërthyer në flakë dhe zyrtarët kanë spekuluar se shkak kanë qenë municionet në bord. 

Deri tani në vendngjarje janë gjetur 16 trupa dhe shumica e tyre janë marinas ndërsa po bëhen kërkime për gjetjen e trupave të tjerë.

Avioni, sipas informacioneve paraprake, ka pësuar një defekt në lartësinë 6 km dhe është gjurmuar nga kontrollorët e trafikut ajror në Memphis, raporton Daily Mail.