Maqedoni

Dimitrovi takon Bishopin, thellohet bashkëpunimi Maqedoni - Australi

11.07.2017 17:22

Maqedonia dhe Australia kanë potencial të madh bashkëpunimi sidomos kur urë bashkëpunimi është diaspora e madhe e Maqedonisë në Australi...

Maqedonia dhe Australia kanë potencial të madh bashkëpunimi sidomos kur urë bashkëpunimi është diaspora e madhe e Maqedonisë në Australi, vlerëson ministrja e Punëve të Jashtme e Australisë, Xhuli Bishop, dhe shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov.
 
Diplomatja australiane, Bishop, tha se në këtë periudhë kur qytetarët e  Maqedonisë kanë qeveri dhe po nisin një faqe të re, Australia inkurajon në zbatimin e të gjitha obligimeve. 
 
“Vendi ka hapur një kapitull të ri dhe Australia inkurajon zbatimin e të gjitha detyrave që i keni në agjendë, si reformat në ekonomi, angazhimin për demokracinë, vlerat demokratike, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, tolerancën zero për korrupsionin... Duhet të mbështeten përpjekjet e këtyre qëllimeve dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’iu inkurajuar ju”,- deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme të Australisë, Xhuli Bishop.
 
Sipas Dimitrovit, kjo është një ditë e madhe për ne, sepse kjo është vizita e parë e një ministri të Australisë.
 
“Ka potencial për zhvillimin e raporteve bilaterale dhe do ta shfrytëzojmë këtë vizitë si fillim i shfrytëzimit të këtij potenciali. Shpresoj se kjo është vetëm një fillim. Dëshiroj të ketë takime edhe të nivelit më të lartë”,- theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
 
Bashkëbiseduesit kryesisht kanë diskutuar për numrin e madh të diasporës maqedonase në Australi, por edhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimin tregtar mes dy shteteve, krizën me migrantët, si dhe luftën kundër terrorizmit. 
 
SANIJE DURAKU