Maqedoni

Takimi Zaev-Hysa: bashkëpunimi Maqedoni-Kosovë, fqinjët duhet të mbështeten mes tyre

11.07.2017 19:33

Kryeministri Zaev zhvilloi një takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës, Ylber Hysa...

Kryeministri Zaev zhvilloi një takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës, Ylber Hysa, në të cilin u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësinë e thellimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve të suksesshme dypalëshe.

Siç informon shërbimi për shtyp i qeverisë, një nga projektet më të rëndësishme, siç edhe thuhet në deklaratë, që edhe do të forcojë më tej bashkëpunimin në mes të Maqedonisë dhe Kosovës, është autostrada Shkup - Bllacë dhe kalim i ri kufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës, Belanoc - Stançiç, që pritet të jetë i hapur në fund të verës apo në fillim të vjeshtës.

Kryeministri Zaev ka thënë se së shpejti pritet të formohet qeveria e re e Kosovës për të vazhduar historinë e suksesit të bashkëpunimit mes dy qeverive, sepse fqinjët duhet të mbështeten mes tyre dhe ndërkombëtarisht të fitojnë atë që mbështetën reciprokisht",- ka thënë kryeministri Zaev.