Maqedoni
Memorandum për deponi rajonale
11.07.2017 20:17
Memorandum për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit të Bashkësive Evropiane...

Memorandum për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit të Bashkësive Evropiane të procedurave për zbatimin e ndihmës financiare nga Bashkimi Evropian, nënshkroi ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku, dhe kryetari i Kumanovës dhe njëherit i rajonit planor verilindor , Zoran Damjanovski, në Kumanovë.
“Me nënshkrimin e këtij memorandumi e vendosëm kornizën ligjore për realizimin e projekteve të planifikuara nëpërmjet të cilave do ta zbatojmë furnizimin e pajisjeve për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave komunale në rajonin veri-lindor të planit, do të krijojmë bashkëpunim për mbylljen dhe rehaabilitimin e deponive dhe plehrave të egra si dhe projektin investues për ndërtimin e deponisë qendrore për rajonin lindor dhe atë veri – lindor”,- tha ministri Sadulla Duraku dhe shtoi “të cilat urgjentisht duhet të mbyllen apo të teknikisht të mirëndërtohen me standarde të përcaktuara”-, tha ministri Sadulla Duraku.
“Është ky projekt i financuar nga Komisioni i Bashkimit Evropian për mbështetjen e zhvillimit të Maqedonisë IPARD 2 dhe kap vlerën prej 30 milion euro”,- tha kryetari i rajonit planor verilindor, Zoran Damjanovski.
Ndryshe, rajoni planor verilindor përfshin gjashtë komuna, edhe atë Kumanovën, Likovën, Nagoriçin, Rankovcin, Kratovën dhe Kriva Pallankën.
NEXHAT AQIFI
