Maqedoni

Velkovski: ndalohet vetura Mercedes S klas, transportoheshin 123 migrantë

11.07.2017 21:00

Në orët e hershme të mëngjesit, në autostradën tek Rafineria “Okta”, nga oficerët e policisë është ndaluar një makinë e llojit Mercedes, e drejtuar nga B. K....

Në orët e hershme të mëngjesit, në autostradën tek Rafineria “Okta”, nga oficerët e policisë është ndaluar një makinë e llojit Mercedes, e drejtuar nga B. K., në të cilën janë transportuar 12 emigrantë, duke përfshirë 11 pakistanez dhe një egjiptian, theksoi drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Llazo Vellkovski.
 
Ndalesa e automjetit ka zgjatur rreth një orë, sepse vetura ka kaluar shumë pengesa të vendosura nga policia.
 
“Me këtë rast janë marrë masa dhe aktivitete për 13 anëtarët e grupit kriminal të cilët jetojnë në Kumanovë, Shkup dhe Gjevgjeli, për të cilët persona gjatë hetimit janë siguruar dëshmi për përfshirjen e tyre në organizimin e transportit dhe vendosjen e migrantëve, si dhe kalimin e kufirit shtetëror”,- deklaroi drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Llazo Velkovski.
 
MPB edhe dje në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Ndjekje të Kriminalitetit dhe Korrupsionit, pas aksionit të ndërmarrë në shumë lokacione, ka gjetur 6 vetura, 27 mijë euro, pistoletë, telefona celularë dhe kartele.
 
Sipas të dhënave të deritanishme, organizatorë të kontrabandës me migrantë janë persona nga Lindja e Mesme dhe shtetas të Maqedonisë.
 
FLUTURA LATIFI