Kuvendi do të debatojë për shkarkimin e prokurorit publik, Zvërlevski
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në vazhdimin e seancës së gjashtë...

Në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë deputetët do të debatojn për propozimin për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik, Marko Zvrlevski. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dje e hapi këtë pike, ndërsa për fjalim janë paraqitur më shumë se 90 deputet.
Debatin për këtë pikë VMRO-DPMNE në vazhdimsi tenton që ta prolongon, duke formuar për këtë qëllim 10 grupe paralamentare.
Propozimi që Zvërlevski të shkarkohet nga funksioni prokuror publik është parashtruar nga Qeveria e RM-së për shkak të kryerjes joligjore, jo me kohë dhe jo mjaftë profesionale të funksionit. Po ashtu, në dokument thuhet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit, si dhe për shkak se nuk ka parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës penale për raste të parapara me ligj dhe shkelje të autoritetit të funksionit.
Kërkesën për shkarkim, Qeveria e ka parashtruar edhe deri te Këshilli i prokurorëve publikë, i cili në seancë e pranoi propozimin për shkarkimin e Zvërlevskit.
