Fillon Samiti i Triestës
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev....

Ka filluar sot Samiti i katert i BE-se, Ballkani Perendimor i cili po mbahet ne Trieste nen patronazhin e Itaslise si kryesuese e Bashkimit Evropian.
Delegacioni i nivelit te larte te Maqedonise eshte i udhehequr nga kryeministri Zaev.
Në Samit do të marrin pjesë kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, zëvendëskryeministra, ministra të Punëve të Jashtme, të Ekonomisë dhe Transportit, burrështetas të lartë të vendit nikoqir, kryetarë dhe kryeministra të disa vendeve evropiane, si dhe përfaqësues të BE-së dhe të Komisionit Evropian, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, eurokomisari për negociata për zgjerim dhe politikë fqinje, Johanes Han, si dhe eurokomisarja për transport, Violeta Bolc.
Kryeministri, Zoran Zaev në kuadër të samitit, krahas takimeve me burrështetasit e lartë evropianë dhe përfaqësuesit e BE-së dhe KE-së, do të realizojë edhe takime bilaterale me kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, të Serbisë, Ana Bërnabiq dhe të Sllovenisë, Miro Cerar.Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë do të ketë takim edhe me Boris Xhonson, ministër i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, i cili në këtë samit do të udhëtojë si përfaqësues i kryeministres, Tereza Mej.Samiti ka për qëllim ta stimulojë lëvizjen e eurointegrimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të sjellë hapa konkret lidhur me lidhjen e tij infrastrukturore dhe ekonomike. Për këtë qëllim, siça paralajmëruan euroambasadori Samuel Zhbogar dhe ambasadori italian në vend Karlo Romeo, në samit do të prezentohen edhe shtatë projekte rajonale në vlerë të përgjithshme prej 200 milionë dollarë të cilat do të sigurohen si grant, prej të cilave një pjesë do të dedikohet edhe për Maqedoninë.
Për eurointegrimet në rajon është siguruar fond prej 1,3 miliardë euro të siguruara për Ballkanin Perëndimor, mjete të cilat duhet të shfrytëzohen deri në fund të vitit 2020 për projekte në sferën e infrastrukturës, energjetikës, mjedisit jetësor dhe inovacioneve, të cilat duhet të realizohen në kuadër të Bashkësisë transportuese të Ballkanit Perëndimor e cila me ceremoni solemne do të themelohet me nënshkrimet e kryeministrave të vendeve të rajonit.
