Vriten pesë ekstremistë të ISIS-it në Turqi

12.07.2017 09:46

Policia turke ka vrarë sot në mëngjes pesë ekstremistë islamik....

Policia turke ka vrarë sot në mëngjes pesë ekstremistë islamik gjatë një operacioni në një shtëpi në qytetin Konya në pjesën qendrore, bën të ditur Asociated Press, duke u thirrur në agjencinë turke Dogan.

Gjatë operacionit janë plagosur katër policë, bën të ditur agjencia.