Dimitrov, më vjen keq për deklaratat e Daçiqit, VMRO-DPMNE, vendi nuk përfiton nga keqardhja e Dimitrovit
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov....

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov ka shfaqur keqardhje për shkak të deklaratave të shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq në Athinë, ku ka thënë se Serbia ka gabuar që e ka njohur Maqedoninë me emrin kushtetues të saj.
“Shfaq keqardhje për shkak të deklaratës së Ivica Daçiqit. Maqedonia dhe Serbia kanë qenë pjesë e një shteti federal dhe kanë pasur aq shumë gjëra të përbashkëta. Jam i bindur se dy popujt miq preferojnë të kenë marrëdhënie të bazuara në respektimin e ndërsjellë, kuptimin dhe në frymën evropiane”, - citon “B92” të ketë thënë në kumtesën e vet Dimitrov.
Ndaj komunikatës me shkrim të Ministrit të punëve të jashtme NIkolla DImitrov, ka reagur meniherë VMRO-DPMNE. Nga partia e GRuevskit thonës e Maqedonia nuk ka as një përfitim nga ndjenja e keqardhjes së Dimitrovit.
"Çdo ditë jemi dëshmitarë të deklaratave të shumta të zyrtarëve bullgarë të cilët sulmojnë gjuhën, identitetin dhe kulturën e vendit. Qeveria e LSDM-së, vazhdimisht hesht. Nga pala bullgare festohet marrëveshja dhe konfirmohet se Kryengritja e Ilindenit është bullgare, se me marrëveshjen i jepet fund Maqedonizmit dhe se fëmijët në Maqedoni më në fund do të mësojnë historinë pasi që Zaevi të fshin librat. Këto çështje thelbësore, nuk duhet të zgjidhen prapa dyerve të mbyllura ", thuhet në reagimin me shkrim të VMRO DPMNE-së.
