Djali i Trump publikon mesazhet me prokurorin e Rusisë, akuza për Clinton
Djali i presidentit Donald Trump ka publikuar një email....

Djali i presidentit Donald Trump ka publikuar një email ku tregon se i është ofruar informacion për Hillary Clinton nga një shtetas rus.
Prokurori Rob Goldstone i ka dhënë detaje djalit të Trump të cilat fajësojnë Clinton. Autoritetet e vendit po hetojnë për ndërhyerjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet elektorale të Amerikës.
Në “email-in” e publikuar në “Twitter” thuhet: “Prokurori i Rusisë ka ofruar të ndërprisnin fushatën e Trump me disa dokumente zyrtare dhe informacione që do fajësonin Clinton për marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe do të ishin shumë të vlefshme për babain e tij.”
Përgjigja e djalit të Trump ndaj saj ishte e thjeshtë: “Nëse kjo është ajo që ju thoni, unë e adhuroj.”
Ndërkohë dihet se Rusia ka vetëm Prokuror të Përgjithshëm, ndërsa Clinton i humbi zgjedhjet presidenciale në nëntor të vitit të shkuar.
