Athina zyrtare: Rot, të përmbahet prej leksioneve historike

12.07.2017 14:45

Pas deklaratës së shefit të diplomacisë gjermane, Mihael Rot....

Pas deklaratës së shefit të diplomacisë gjermane, Mihael Rot, se kontesti me emrin është çmenduri totale dhe askush përveç Maqedonisë dhe Greqisë nuk e kupton, ka ngjallur reagimin e Athinës Zyrtare.

Ministria greke e Punëve të Jashtme përmes një komunikate i bëri thirrje ministrit shtetëror të MPJ-së gjermane për Evropën, Michael Roth, të jetë më i vëmendshëm kur i viziton vendet e Ballkanit, të përmbahet prej leksioneve të historisë dhe ta tregojë respektimin e nevojshëm për ndjeshmërinë e partnerëve të tij evropianë. Reagim i MPJ-së greke ka të bëjë me deklaratën e Roth gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në të cilën tha se "askush jashtë Maqedonisë dhe Greqisë nuk e kupton kontestin i cili është absurd".