Maqedoni

Agjencia e Punësimit “Venera Kemalovski”, i mashtron studentët për gjoja punë në Gjermani

12.07.2017 16:42

Në vend që të punojnë në Gjermani, qindra studentë të Maqedonisë kanë mbetur të mashtruar dhe të zhgënjyer nga pronarët e Agjencisë së Punësimit “Venera Kemalovski”...

Qindra studentë në Shkup akuzojnë se ata janë mashtruar nga pronarët e kësaj agjencie, duke humbur paratë e aplikacionit të dërguar që në të shumtën e rasteve kanë shkuar deri më 250 euro.
 
Paratë e studentëve u janë marrë, ndërsa punë me sy ata ende nuk kanë parë, me arsyetimin se një grup nuk është pajisur me lejet e nevojshme, ndërsa për të tjerët ende nuk është sigurt se kur do të nisen.
 
“Unë isha e pranuar të punoj në Hamburg, por siç më shikoni unë ende nuk kam shkuar atje të punoj. Ende presim, por nuk kemi asnjë informacion se çfarë do të ndodhë me punët tona”,- theksoi studentja, Magdallena Mitkovska.
 
“Na ka kaluar më shumë se gjysma e periudhës për të punuar në Gjermani, ndërsa ne ende nuk kemi shkuar. T’u them të drejtën tani as që na konvenon të shkojmë jashtë për arsye se leja e qëndrimit na skadon shumë shpejt”,- tha studentja, Martina Ançeva.
 
Për momentin zyra e Agjencisë për Punësimin e Studentët sot ishte e mbyllur për mediat.
 
Përfaqësuesit e agjencisë nuk janë të kapshëm për t’u prononcuar për çështjen në fjalë. Studentët e revoltuar thonë se pronari i kësaj agjencie u ka premtuar se do t’ua kthejë paratë e aplikacionit, por deri më sot një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
 
REXHEP QAMILI