Maqedoni

Projekti i BE–së për përkujdesje të fëmijëve: kompanitë të sigurojnë kujdesje për fëmijët e punëtorëve

12.07.2017 17:12

Përmirësimi i punësimit dhe pjesëmarrja më e lartë e prindërve me fëmijë të vegjël në tregun e punës...

Përmirësimi i punësimit dhe pjesëmarrja më e lartë e prindërve me fëmijë të   vegjël në tregun e punës, përkujdesja e licencuar për fëmijët në shtëpi dhe përkujdesja  në kuadër të kompanive ishin konkluzat e projektit të Unioni Evropian “Promovim i shërbimeve alternative për përkujdesje të fëmijëve".
 
Shfrytëzuesi kryesor i këtij projekti është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, e cila në  kuadër të projektit ka  zbatuar katër hulumtimeve nacionale, për të cilin janë marrë 2.400 prindër, 200 përkëdhelëse, 75 qeverisje lokale dhe mbi 100 kompani me më shumë se 50 të punësuar.
 
“Janë dy lloje të shërbimeve në këtë projekt, ato janë shërbime që duhet t’i japin kompanitë që të sigurojnë kujdesje ndaj fëmijëve për të punësuarit e  tyre. Lloji i dytë janë format alternative të kujdesit apo shërbimeve të pazakonta publike për kujdesin e fëmijëve, të cilët në të njëjtën kohë mund të ofrojnë punë për vetë prindërit. Dhe e gjithë kjo bëhet për të balancuar jetën private me punën, që të punësuarit në kompanitë e mëdha të ndihen të sigurt për kujdesin e fëmijëve të tyre”,- deklaroi përfaqësuesi i kabinetit të MPPS-së, Dushan Tomik.
 
Përfaqësuesi i delegacionit evropian, Nikolla Betolini, tha se femrat janë më të interesuara për këtë temë.
 
“Kjo nuk është sferë e lehtë, por është e nevojshme, dhe sfida janë për nënat të cilat duan të punojnë, por nuk munden për shkak të fëmijëve, edhe ky projekt u mundëson atyre të punojnë, që është shumë me rëndësi, njëkohësisht edhe fëmijët të kenë mundësi për zhvillim adekuat nga mosha e hershme”,- u shpreh drejtuesi i sektorit për bashkëpunim pranë delegacionit të BE-së, Nikolla Bertolini.
 
“Kushtet të cilat kërkohen janë: të këtë hapësirë në shtëpi çdo përkëdhelëse, por kjo nuk është problem, sepse ne kemi mbështetje nga vetë organizata që na jep certifikatat, ato na ndihmojnë me mjete materiale, ose na rregullojnë hapësirën dhe kur të marrim vendim nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale,  kemi të drejtë të përkujdesemi, si persona fizikë kemi të drejtë deri në 5 fëmijë”,- tha përkëdhelësja, Uvera Damjanoska.
 
Në këtë konferencë u tha se janë ofruar modele shumë interesante për të punësuarit, por do të duhet që të sigurohen mjete të nevojshme financiare që projekti të mund të mbijetojë.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU