Maqedoni

Marrëveshja Maqedoni-Bullgari, VMRO-DPMNE kërkon sërish qasje në proces

12.07.2017 17:32

Deputetë të VMRO-DPMNE-së sërish me letër i janë drejtuar kryeministrit, Zoran Zaev, dhe ministri të jashtëm, Nikolla Dimitrov...

Deputetë të VMRO-DPMNE-së sërish me letër i janë drejtuar kryeministrit, Zoran Zaev, dhe ministri të jashtëm, Nikolla Dimitrov, të kenë qasje në propozim-tekstin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.
 
Ata kësaj radhe kanë kërkuar që për  marrëveshjen të debatohet në seancë plenare në një pikë të posaçme ditën e premte.  
 
“Në mënyrë që të kemi qasje dhe pjesëmarrje në harmonizimin e marrëveshjes së rëndësishme midis Maqedonisë dhe Bullgarisë për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë, deputetët e VMRO-DPMNE-së sërish do të kërkojnë nga shumica parlamentare dhe qeveria që të premten në mbledhjen e re të kuvendit të ketë pikë të posaçme të rendit të ditës “Informacion lidhur me marrëveshjen për fqinjësi të mirë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë””,- theksoi Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.
 
NAIM RAMADANI