Maqedoni

Samiti i BE-së për vendet e Ballkanit perëndimor, Zaev: bashkëpunim pro perspektivave të rajonit

12.07.2017 18:22

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili po merr pjesë në Samitin e BE-së të Ballkanit Perëndimor në Trieste...

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili po merr pjesë në Samitin e BE-së të Ballkanit Perëndimor në Trieste ka thënë se bëhet fjalë për një ngjarje të rëndësishme në të cilin diskutohet për perspektivat e të gjithë rajonit dhe të BE-së.
 
“Unë jam shumë i lumtur që të gjitha këto takime janë mbajtur. Këto takime të cilat lënë një përshtypje serioze, që premton se ka perspektiva të shkëlqyera për Republikën e Maqedonisë dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Mesazhet që kemi marrë këtu dhe ato që ne i dërgojmë janë se ne do të mbështesim këtë proces, ne do të bashkëpunojmë me qëllim të avancimit të rajonin, por edhe për perspektivat e BE-së. Takimet këtu mbahen jo vetëm që të rrisin bashkëpunimin, lidhjet, transportin, ekonominë midis këtyre vendeve, por unë besoj se do të dërgojnë një sinjal të fortë në qendër të Evropës që më tepër të jetë e përqendruar në këtë rajon, që me të vërtetë të jetë mbështetëse e vlerave të përgjithshme të këtij rajoni për t’u përafruar vlerat që Europa Perëndimore i do. Vetëm në këtë mënyrë do të përshpejtohen të gjitha proceset për integrim të plotë në BE”,- theksoi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
 
Ndërkohë, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, në forumin e biznesit në Trieste tha se Qeveria e re ka vullnet politik për të implementuar reformat.
 
“Masa e parë do të jetë se si do të mund të mbështesim kompanitë vendore që të rriten dhe të ndërtojnë kapacitetet dhe aftësitë e tyre që të jenë konkurrentë në tregjet lokale të Ballkanit, por edhe me BE-në dhe më gjerë”,- u shpreh zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
 
Kryeministri, Zoran Zaev, pjesëmarrjen në Samitin e vendeve të Ballkanit në  Trieste e vlerësoi si tejet të rëndësishme për vendin dhe se Maqedonia është fitimtare e madhe nga ky Samit.
 
BESIM ABDULLAI