Maqedoni
Samiti i Triestes , Zaev: Maqedonia përfiton nga ky samit
12.07.2017 19:06
Transporti dhe energjetika janë në fokusin e shtatë projekteve që do të finansojë Bashkimi Evropian...

Transporti dhe energjetika janë në fokusin e shtatë projekteve që do të finansojë Bashkimi Evropian, ndërsa 200 milionë dollarë do të investohen në hekurudha dhe autostrada në vendet e Ballkanit Perendimor.
Në Samitin e katërt të BE-se -Ballkani Perendimor I cili po mbahet ne Trieste, Brukseli shpalosi planin ambicioz për gjashtë shtetet e rajonit. Eurokomisari për negociata për zgjerim dhe politikë fqinjësore , Johanes Han, është shprehur se BE-së, I nevojitet një Ballkan I qetë dhe prosperues ndërsa qëllimi I investimeve në Ballkan është ndërlidhja më e mirë dhe përgaditja e tyre për antarësim në BE.
“Politika mundet vetëm të siguroj korrnizën e nevojshme rregullatore, atmosferën, klimën në ekonomi, rreth 50 përqind e suksesit është psikologji, kështu që nëse sigurohen kushtet e nevojshme, shumë punë janë të mundëshme. Rritja e ekonomisë është kontributi më I mirë drejt paqes dhe prosperitetit”, shprehet eurokomisari për negociata për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han
Komisioneri Han pohon se përmes këti samit, Bashkimi Evropian edhe një herë inkurajon për formimin e një bashkimi ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Nga gjithsej 1,3 miliard euro të planifikuara, rreth 540 milionë do të investohen në projekte për energji e transport, sqaron Han, për të shtuar se këtu bënë pjesë edhe “Korridor 8”, që ndërlidh Lindjen me Perëndimin, nga Bullgaria deri në Maqedoni dhe madje mund të vazhdojë edhe për Shqipëri.
Në emisionin “Okruzhenje” të gjiruar atje kryeministri, Zoran Zaev duke përkujtuar se Maqedonia ka status të kandidates nga viti 2005,kërkoi nga BE-ja që ta ndihmojë rajonin që sa më parë të bëhet pjesë e saj.
“Tejet shumë po pritet para dyerve të Evropës. Samiti në Trieste dërgon mesazhe të inkurajimit se do t’i bashkangjitemi Evropës dhe unë konsideroj se kjo mund të realizohet.”, deklaroi Zaev.
SANIJE DURAKU
