Maqedoni
Rasti “Traektorja”, Apeli seancë publike për ankesat e PPS-së
12.07.2017 20:13
Në Gjykatën e Apelit sot kanë arritur dy ankesat e para në lidhje me paraburgimin nga rastet e PPS-së...

Ankesën e parë e ka parashtruar ish zëvendëskryeministri nga qeveria e kaluar, Vlladimir Peshevski, kurse të dytën PPS-ja për rastin “Trajektorja”.
Peshevski akuzohet nga Specialja për shpërdorim të 156 milionë eurove nga buxheti për ndërtimin e autostradave kineze.
Ai sot është paraqitur para Gjykatës së Apelit, ku para gjyqit është deklaruar i pafajshëm. Sipas tij, me faktin që i merret pasaporta, ai e ndjen veten të dënuar.
“Me atë që më morët pasaportën, më caktuat aktakuzë, më dënuat. Të gjithë vitin do duhet të mbetem këtu, të mos punoj dhe në fund do mbetem pa punë. Në jetë asnjë shkelje nuk kam bërë”,- ka thënë para gjyqit i akuzuari, Vlladimir Peshevski.
Ndërkohë, PPS konsideron se Peshevski mund të arratiset duke shtuar se ai posedonte dhe pasaportë diplomatike me afat deri më 7. janar të 2018.
Madje, prokurori, Gavril Bubevski, ngelet në kërkesën për paraburgim të Peshevskit, pasi siç tha”ekziston rreziku nga arratisja”.
