Botë

Shkëputet një ajsberg i stërmadh nga Antarktida

12.07.2017 20:41

Shkencëtarët thanë sot se një nga ajsbergët më të mëdhenj të regjistruar ndonjëherë është shkëputur nga Antarktida...

Ajsbergu që peshon një trilion ton, ka një sipërfaqe prej 5,800 km katrore. Ai u shkëput nga shelfi akullnajor Larsen C i Antarktidës midis datave 10 dhe 12 korrik.

Komentet u bënë nga shkencëtarët e Universitetit “Swansea” dhe ata të organizatës britanike për vëzhgimin e Antarktidës.

Ajsbergu ka qenë gati për t’u shkëputur prej disa muajsh. Shkencëtarët thonë se gjatë procesit të shkëputjes ai pritet të përbëjë rrezik të mëtejshëm për anijet që lundrojnë rreth kontinentit të ngrirë.