Maqedoni

Një grua ka ndërruar jetë në Shuto Orizare pasi është rrahur nga bashkëshorti

13.07.2017 13:58

Dyzetë e trevjeçarja Xh.I. nga Shkupi ka ndërruar jetë dje në ambulancën e Shuto Orizares...

Dyzetë e trevjeçarja Xh.I. nga Shkupi ka ndërruar jetë dje në ambulancën e Shuto Orizares pasi një ditë më parë fizikisht është sulmuar nga bashkëshorti i saj.
 
MPB kumtoi se në ambulancë është thirrur një ekip i ndihmës së shpejtë, për ta konstatuar vdekjen. Me urdhrin e prokurorit publik, trupi i viktimës është dorëzuar në obduksion.