Botë

Tërmet me fuqi prej 6,7 ballësh sipas Rihterit e goditi bregun e Papua Guinesë së Re

13.07.2017 14:36

Një tërmet me magnitudë prej 6,7 ballësh sipas Shkallës së Rihterit sot është regjistruar pranë bregut të shtetit ishull Papua Guineja e Re...

Një tërmet me magnitudë prej 6,7 ballësh sipas Shkallës së Rihterit sot është regjistruar pranë bregut të shtetit ishull Papua Guineja e Re, në pjesën jugperëndimore të Oqeanit Paqësor, kumtuan mediat britanike, duke iu referuar institutit gjeofizik amerikan.
 
Epiqendra e dridhjes, që u ndje në qytetin Rabaul, ka qenë në thellësi prej 33 kilometra dhe 128 kilometra në lindje të ishullit Britania e Re.
 
Nuk ka informacione për viktima dhe shkatërrime.
 
Qendra e Oqeanit Paqësor për paralajmërim për cunami nga Havai kumtoi se nuk ka rrezik prej valëve shkatërruese./mia