Botë

Ushtarë amerikanë marrin pjesë në ofensivën ndaj qytetit Raka

13.07.2017 15:07

Këshilltarë ushtarak amerikanë po marrin pjesë në ofensivën ndaj qytetit Raka, bastioni i fundit i grupit Shteti islamik në Siri...

Këshilltarë ushtarak amerikanë po marrin pjesë në ofensivën ndaj qytetit Raka, bastioni i fundit i grupit Shteti islamik në Siri, kumtoi zëdhënësi i armatës amerikane, i cituar nga mediumet franceze.
 
"Ushtarët i shoqërojnë dhe këshillojnë luftëtarët e Forcave demokratike siriane. Ata nuk marrin pjesë në luftime të drejtpërdrejta. Një nga detyrat e tyre është t'i koordinojnë sulmet ajrore", deklaroi koloneli Rajan Dillan.
 
Armata amerikane është diskrete lidhur me praninë e vet në Siri, por para një kohe të caktuar zbuloi se 500 ushtarë nga forcat speciale janë në terren me detyrë për t'i stërvitur dhe mbështetur Forcat demokratike siriane, koalicion nga luftëtarë kurdë dhe arabë.
 
Përveç kësaj, marinsët amerikanë me një bateri artilerike e ndihmojnë ofensivën në Raka, që filloi që në në[ntor të vitit të kaluar./mia