Botë

Evakuohet shtëpia e studentëve në Los Anxhelos, paralajmërim i rremë për bombë

13.07.2017 16:03

Qindra studentë janë evakuuar mbrëmë nga shtëpia e studentëve në Universitetin Kalifornia në Los Anxhelos...

Qindra studentë janë evakuuar mbrëmë nga shtëpia e studentëve në Universitetin Kalifornia në Los Anxhelos (UCLA) për shkak të kërcënimit me bombë.
 
Sipas Los Anxhelos Tajms, policia ka konfirmuar se paralajmërimi për bombë në qendrën rekreative të kolexhit ka qenë i pabazuar.
 
Zëdhënësi i Universitetit deklaroi se janë evakuar dhjetëra hapësira banesore dhe qendra rekreative dhe se studentët janë tubuar në stadiumin Drejk, ndërsa studentëve tjerë në kampus u është thënë të mbeten brenda. Më vonë u lëshua kumtesë se studentët mund të kthehen në hapësirat e tyre, njoftoi Si-Bi-Es./mia