Botë

Ish-presidenti i Brazilit dënohet me 9 vite burg, akuzohet për korrupsion

13.07.2017 16:16

Ish-presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula Da Silva, është akuzuar për korrupsion dhe është dënuar me nëntë vite e gjysmë burg...

Gjykatësi vendosi se mund të mbetet i lirë pas një apeli. Lula ka mohuar pretendimet se ai ka marrë një apartament si ryshfet në një skandal korrupsioni që lidhej me kompaninë shtetërore të naftës “Petrobras”.

Ish-presidenti tha se gjykimi është motivuar nga ana politike dhe ka mohuar çdo akuzë.

Kjo është çështja e parë që gjykohet nga pesë akuzat kundër tij.