BASKERFEST

Fillon festivali “Baskerfest” në Shkup

06.06.2014 15:43

Sonte nga ora 20, në rrugët e kryeqendrës do të fillojë festivali “Baskerfest”. Ky festival në Shkup do të mbahet për herën e nëntë, ndërsa i njëjti sivjet për herë të parë shtrihet në të gjithë Maqedoninë....

Sonte nga ora 20, në rrugët e kryeqendrës do të fillojë festivali “Baskerfest”. Ky festival në Shkup do të mbahet për herën e nëntë, ndërsa i njëjti sivjet për herë të parë shtrihet në të gjithë Maqedoninë.

Në këtë festival do të marrin pjesë më shumë se 150 artist nga e gjithë bota. Ky është një festival internacional dhe multikulturor, gjithashtu është një festival me koncept unik dhe ofron lloje të ndryshme atraksioni për publikun.

Deri më 15 qershor, në mjedis të hapur do të shihen jo vetëm artist të rrugës dhe muzikë live, por edhe lloje të ndryshme të argëtimit, siç janë: shfaqet teatrale, momente pantomime, akrobatë, ekspozita arti e shumë më shumë.

Në Shkup festivali do të realizohet në tre lokalitete: në sheshin e qytetit, në Çarshinë e Vjetër dhe në qendrën tregtare “Vero”. Këtë vit qyteti i Shkupit për festivalin “Baskerfest” ka ndarë 900 mijë denarë. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)