Maqedoni
VMRO-DPMNE akuzon: krijohen skenarë të zinj kundër nesh
13.07.2017 16:29
VMRO-DPMNE kërkon gjykata t’i hedh poshtë kërkesat e PPS-së dhe të sjellë vendim me të cilin do t’u kthehen dokumentet...

VMRO-DPMNE kërkon gjykata t’i hedh poshtë kërkesat e PPS-së dhe të sjellë vendim me të cilin do t’u kthehen dokumentet e udhëtimit personave të cilët janë përfshirë me lëndët e PPS-së.
Sipas VMRO-së, PPS është vegël e LSDM-së dhe po përpiqet që me presion ta detyrojë gjykatën të vendos në mënyrë politike, me qëllim të dëmtimit të imazhit të VMRO-DPMNE-së.
“Qëllimi i PSP-së është i qartë, me presion te gjykatat VMRO-DPMNE të futet në pozitë të pabarabartë, sidomos para zgjedhjeve lokale. Me marrjen e pasaportave dhe paraqitjen një herë në javë në gjyq, në sytë e qytetarëve të padefinuar, të krijohet percepsion se ndoshta ekziston faj tek ata. Me atë gjykata bëhet pjesëtare e drejtpërdrejtë në jetën politike dhe luftën politike. Edhe pse nuk ka dëshmi për të njëjtit, edhe pse është e qartë se nuk kanë pasur qëllim të ikin për ta mbajtur promovimin e tyre, kanë shqiptuar masë për marrjen e pasaportës, paraburgim dhe lajmërim në gjykatë”,- deklaroi Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE.
VMRO-DPMNE akuzon se LSDM me propozim për rebalancin e buxhetit po shkurton mjete për projekte me rëndësi të madhe siç është ndërtimi i fakultetit të shkencave informatike dhe inxhinierisë kompjuterike.
BELINDA KOKA-ADEMI
