Ekonomi

Samiti i Triestes, gjashtë liderët e Ballkanit miratojnë zonën ekonomike rajonale

13.07.2017 16:43

Gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor miratuan sot në Trieste planin shumëvjeçar të veprimit për një zonë ekonomike...

Gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor miratuan sot në Trieste planin shumëvjeçar të veprimit për një zonë ekonomike  në Ballkanin Perëndimor.
 
Zona krijon mundësi për qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe punësimit me kualifikim të lartë, duke e bërë rajonin më tërheqës për investime dhe tregti, përshpejtimin e përshtatjes me BE-në, duke sjellë kështu prosperitet për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
 
Veprimet e këtij plani janë të dizajnuara për të ndihmuar sektorin privat të shfrytëzojë mundësitë e një tregu prej 20 milionë banorësh. Veprimet janë të përqendruara në:
1. Nxitjen e integrimit të mëtejshëm të tregtisë;
2. Futjen e një hapësire dinamike rajonale investimi;
3. Lehtësimin e lëvizshmërisë rajonale;
4. Krijimin e një agjende integruese digjitale.
 
“Gjashtë drejtuesit e Ballkanit Perëndimor shprehën angazhimin e tyre të plotë për zbatimin e planit. Kjo do të ofrojë shtysë të rëndësishme për shtigjet e pranimit në BE bazuar në meritat individuale, përshpejtimin e pajtueshmërisë së plotë me kriteret ekonomike të Kopenhagenit dhe nxitjen e potencialeve më të mëdha ekonomike.
 
Plani është vijim i angazhimeve të ndërmarra në kuadrin e Strategjisë së Evropës Juglindore 2020 dhe Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore. Ajo bazohet në rregullat dhe parimet e BE-së, siç pasqyrohen në Marrëveshjet e Stabilizim Asocimit.
 
“Udhëheqësit e BP-së pranuan se zbatimi i një agjende gjithëpërfshirëse do të kërkojë angazhim të përkushtuar dhe koordinim të fortë dhe partneritet midis autoriteteve, organizatave ekzistuese rajonale, sektorit privat, organizatave ndërkombëtare dhe donatorëve aktivë në fushat përkatëse të politikave dhe Unionit. Prandaj, udhëheqësit e rajonit kanë bërë thirrje për organizatat ndërkombëtare, IFIS dhe donatorët që punojnë për të mbështetur reformat. Për këtë qëllim duhet të organizohet një konferencë e dedikuar për koordinimin e donatorëve para fundit të vitit 2017.