Maqedoni

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale: ish shfrytëzuesit e asistencës, të aplikojnë sërish

13.07.2017 18:10

Të gjithë ish shfrytëzuesit e asistencës sociale të cilëve u është ndërprerë kjo e drejtë...

Të gjithë ish shfrytëzuesit e asistencës sociale të cilëve u është ndërprerë kjo e drejtë për shkak se prej diku kanë pranuar të ardhura të caktuara, munden sërish të aplikojnë për të rifituar këtë ndihmë në para.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, njoftoi se këta persona e kanë humbur të drejtën për asistencë sociale për shkak të një rregulloreje nga viti 2015.

Rregullorja parashihte që nëse ndonjë shfrytëzues i asistencës ka marrë mbi 50, respektivisht mbi 70 mijë denarë me transferim të shpejtë, t’i hiqet ndihma shtetërore.

Carovska gjithashtu theksoi se është bërë ndryshim në rregullore, kështu që kjo kategori mund të paraqitet në qendrat për punë sociale nëpër qytetet e Maqedonisë dhe të kërkojë sërish asistencë sociale.