"D-DAY"

"D-Day" mbledh udhëheqësit botëror

06.06.2014 15:47

Udhëheqësit botëror kanë përkujtuar në Normandi 70 vjetorin e “D-Day”, dita e nisjes së operacioneve të Forcave Aleate në Evropë, fillimi i fundit të Luftës së Dytë Botërore..........

Udhëheqësit botëror kanë përkujtuar në Normandi 70 vjetorin e “D-Day”, dita e nisjes së operacioneve të Forcave Aleate në Evropë, fillimi i fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë presidenti amerikan, Barack Obama, presidenti rus, Vladimir Putin, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri Britanik,  David Cameron. “D-Day”, dita e sulmit më të madh nga deti në të gjithë historinë ushtarake, ka mbledhur me qindra veteranë të luftës. Rreth 160,000 trupa aleate përshkuan La Manshin në nisjen e mësymjes, 6 qershorin e vitit 1944, duke hapur kështu rrugën për mposhtjen e Gjermanisë naziste.

Presidenti Francez, Francois Hollande, tha se 70 vite me parë pikërisht me këtë datë, ne po i shënojmë sakrificat e popullatës civile gjatë atyre ditëve dhe netëve, të cilët mundësuan lirinë e Francës.

“Në këtë datë, më 6 qershor të vitit 2014, dua që homazhi i kombit t’i drejtohet të gjithëve edhe popullatës civile edhe armatës, që të mos ketë dallime midis uniformave. Dua që të gjithë ta dinë  rolin e popullit të Normandisë, të jenë të vetëdijshëm se ata ishin të parët të cilët mirëpritën Forcat Aleate në tokat franceze, të gjithë ta dinë se ata kanë sakrifikuar gjatë krismave të armëve dhe na sollën lirinë", - deklaroi presidenti francez, Francois Hollande.

“Kur e dëgjon historinë nga njerëz të cilët ishin të pranishëm në këtë luftë, të cilët tani kanë nga 90 vjet, se si kanë luftuar, sa njerëz kanë humbur dhe sa trima kanë qenë, ndjenja është vërtet e papërshkrueshme”, theksoi kryeministri i Britanisë, Dejvid Kamerun.

Beteja e Normandisë u kurorëzua në fund të fundit me fitore, por edhe me humbje të mëdha jetësh njerëzore. Ajo mbetet një moment kyç në historinë e luftës kundër Gjermanisë naziste në dy fronte, e cila u vendos edhe në frontin lindor. (Besim Abdullai, TVM2)