Maqedoni

Daçiq: do të sillemi ashtu siç do sillet edhe Maqedonia

13.07.2017 19:23

Ka reaguar sërish shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, pas reagimit të Shkupit zyrtar, lidhur me deklaratën e tij se Serbia...

Ka reaguar sërish shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, pas reagimit të Shkupit zyrtar, lidhur me deklaratën e tij se Serbia do të sillet ashtu si do të sillet Maqedonia.

Daçiq në Athinë para fillimit të Samitit rajonal për Bullgarinë, Greqinë dhe Serbinë, ka thënë se ka qenë i gabuar vendimi i palës serbe në lidhje me pranimin e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues dhe se Beogradi zyrtar tani e tutje do të sillet ashtu siç do të sillet Maqedonia në planin politik ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov, ka shprehur keqardhje për deklaratën e dhënë nga homologu i tij serb, Daçiq, lidhur me pranimin e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues.