Botë

Rikthehet në Doha, Tillerson pro zgjidhjes së krizës në Katar

13.07.2017 20:07

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka zgjatur me një ditë qëndrimin e tij në Lindjen e Mesme...

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka zgjatur me një ditë qëndrimin e tij në Lindjen e Mesme me qëllimin që të ndërmjetësojë në zgjidhjen e krizës së Katarit.

Kryediplomati i Uashingtonit firmosi një marrëveshje për të luftuar terrorizmin me qeverinë e Dohas, por ky akord u konsiderua i pamjaftueshëm për heqjen e sanksioneve nga Arabia Saudite, Bahreini, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për këtë arsye, Tillerson do të zhvillojë një tjetër vizitë në Katar ditën e sotme.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, duke se është i vendosur për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizës që ka përfshirë Lindjen e Mesme, pas sanksioneve që katër vende të rajonit të udhëhequra nga Arabia Saudite i kanë vendosur Katarit.

Për këtë arsye, Rex Tillerson do të rikthehet ditën e sotme në Doha, një vizitë kjo e paparashikuar në agjendën paraprake, me qëllim vazhdimin e negociatave ndërmjetësuese për zgjidhjen e krizës.