Maqedoni

Gjykata vendosi: gazetari Bozhinovski do të mbrohet në liri

14.07.2017 13:00

Gazetari, Zoran Bozhinovski, u lirua nga paraburgimi...

Këtë e vendosi sot Gjykata Penale me ç’rast konfirmohet se pas 14 muajve në burgun e Shutkës ai do të mbrohet në liri.

Gjykata Themelore Shkupi 1 e ka pranuar propozimin e prokurorit publik, me të cilin Bozhinovskit i është caktuar masë alternative, një herë në javë të paraqitet në gjykatën e Kumanovës. Zoran Bozhinovski është akuzuar në rastin “Spiuni”.  

Gjithsej 18 persona gjykohen për spiunazh dhe shantazh, dhe përveç tij,  në mesin e të akuzuarve është edhe ish-drejtori i Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave, ish-shefi i Kabinetit të ish-kryeparlamentarit, Trajko Veljanoski, agjentë aktualë si dhe ish-agjentë të kundërzbulimit.

Gjykimi do të vazhdojë në shtator.