Cipras: çështja e emrit duhet të zgjidhet para se Maqedonia t’i bashkëngjitet BE-së dhe NATO-s
Kryeministri grek, Aleksis Cipras, në takimin trilateral të mbajtur dje në Selanik midis Greqisë, Bullgarisë dhe Serbisë...

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, në takimin trilateral të mbajtur dje në Selanik midis Greqisë, Bullgarisë dhe Serbisë, ka deklaruar se çështja për emrin midis Athinës dhe Shkupit duhet të zgjidhet para se Maqedonia të mundet t'i bashkëngjitet BE-së dhe NATO-s.
Në pres konferencë, Cipras ka theksuar se "vendimet e Këshillit Evropian dhe Samitit të NATO-s janë se fillimisht duhet të zgjidhet çështja për emrin në mënyrë të pranueshme dhe të përbashkët".
Cipras ka konfirmuar se shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, kanë kontakte të rregullta dhe se ministri grek i Punëve të Jashtme së shpejti do të bisedojë me ndërmjetësuesin, Metju Nimic, për çështjen me emrin.
