Trampi: nuk i largojmë sanksionet nëse Rusia nuk negocion për paqe në Ukrainë dhe Siri
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka thënë se ai nuk do të largojë sanksionet ndaj Rusisë në rast se Moska nuk pajtohet...

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka thënë se ai nuk do të largojë sanksionet ndaj Rusisë në rast se Moska nuk pajtohet të negociojë për paqe në mes të palëve ndërluftuese në Ukrainë dhe Siri.
Nuk do të largoja kurrë sanksionet pa u bërë një zgjidhje në të mirë të të gjithëve në Siri dhe Ukrainë, u ka thënë Trump gazetarëve.
“Unë kam bërë marrëveshje të mrekullueshme. Pse duhet t’i largoj sanksionet nëse nuk fitoj asgjë?”,- ka deklaruar Trumpi, duke shtuar se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk e ka ngritur për diskutim çështjen e sanksioneve në takimin e javës së kaluar në Gjermani.
ShBA i ka vendosur sanksione Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë, në periudhën kur Barack Obama e ka udhëhequr shtetin amerikan.
