Shpërthim i madh në KEK, 3 të vdekur
Deri te shpërthimi i ka ardhur derisa disa nga të punësuarit po ndrronin bombolat e hidrogjenit, konfirmojnë disa nga të punësuarit..............

Nga një shpërthim i fuqishëm në Koorporatën Energjetike të Kosovës që ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, njoftohet për 3 persona të vdekur dhe mbi 15 të lënduar.
Deri te shpërthimi i ka ardhur derisa disa nga të punësuarit po ndrronin bombolat e hidrogjenit, konfirmojnë disa nga të punësuarit.
"Në moment ka ndodhur, kemi qen te bombolat aty, bombolat kan ra”.
“Problemi është se ka kup hidrogjeni, kan qen duke punuar me hidrogjen, ata e prodhojnë hidrogjenin vet, KEK-u dhe ne e furnizojmë me dioksidin e karbonit që e ndihmon shuarjen e hidrogjenit, ia zbrit temperaturën.Ne e kemi bërë furnizimin me boca dhe në moment ka eksplodu diçka nuk e dim se çka”.
"Kan fillu me ra dritat, neonkat, ne mendum mos është termet diçka, tu dal në koridor filloi të bjer pllafoni, klimat kabllat, tullat, gërmadhat jan ba sikur te kullat binjaka edhe mo nuk dim sen” – u shprehën disa nga të punësuarit në KEK.
Ndërsa Mjeku Basri Lenjani ka bërë të ditur se në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë janë pranuar 14 të lënduar, 2 prej të cilëve në gjendje më të rëndë.
“Gjithsej kanë kërkuar ndihmë mjeksore 14 persona, prej tyre 12 të lënduar pas trajtimit mjeksor, egzaminimeve radiologjike dhe konsulencave janë dërguar për mjekim të mëtutjeshëm, ndërsa dy rastet tjera kanë nevojë për egzaminime plotësuese” – tha Basri Lenjani-mjek në QKUK .
Ndërsa Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani ka deklaruar se gjendja e punëtorëve të lënduar pas shpërthimit, është stabile dhe ata janë jashtë rrezikut për jetë. Poashtu ërmes një komunikate KEK njoftoi se situate pas shpërthimit është vënë nën kontrollë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë e nevojshme policore ato të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave nga niveli qendror, Komunal dhe ekipet mjekësore të qendrave të mjekësisë familjare dhe ato të Qendrës Klinike Universitare.
Poashtu Njësitë e shpëtimit kanë marrë urdhër të hyjnë brenda ambientit për kërkimin e të vdekurve. Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të KEK-ut, Izet Mustafa, pasi ka shkuar në vendin e fatkeqësisë ka konfirmuar se tre nga puntorët kanë humbur jetën dhe mbi 15 janë lënduar.
Tragjedia e sotme është pasojë e kushteve të rënda të punës, ka thënë Mustafa, sipas të cilit pas përfundimit të luftës në Kosovë deri tani kanë humbur jetën më shumë se 30 punëtorë.
Mustafa ka thënë se katër bombola të hidrogjenit kanë shpërthyer dhe gjysma e objektit është shkatërruar. Fatkeqësia ka ndodhur në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 8 qershorit në Kosovë, prandaj disa nga liderët e partive politike kanë ndërprerë aktivitetet parazgjehdore dhe kanë udhtuar drejt Obiliçit, për të parë gjendjen pas shpërthimit.
Njëherit u kanë shprehur ngushllime familjeve të viktimave. (Gyltene Sinani, TVM2)
