Maqedoni

DAP u bën thirrje qytetarëve dhe kompanive: deri më 30 qershor të paguhet taksa radio-difuzive

14.07.2017 16:51

30 korriku është afati i fundit për qytetarët dhe ndërmarrjet që nuk e kanë paguar taksën radio-difuzive...

Drejtoria për të Ardhura Publike i paralajmëron ta kryejnë pagesën e borxheve në afat të shkurtër, pasi që do të fillojë me procedurë për pagesë të detyrueshme.
 
Me qëllim që obliguesve të mos u bllokohet xhirollogaria dhe të kenë harxhime shtesë, DAP thotë se duhet me kohë që të kontrollojnë nëse të njëjtët kanë borxh dhe vullnetarisht ta paguajnë.
 
“Me qëllim që taksapaguesit të mos u ekspozohen bllokimit të llogarive dhe shpenzimeve shtesë, rekomandojmë që në kohë të kontrollojnë nëse kanë borxhe të mbetura, gjegjësisht në mënyrë vullnetare t’i paguajnë. Përkujtojmë se deri në sjelljen e ndryshimit të paralajmëruar të Ligjit për pezullimin e taksës radio-difuzive, obliguesit kanë obligim ligjor ta paguajnë këtë taksë publike, ndërsa për obligimet e pashlyera DAP ka obligim ligjor t’i ndërmarrë të gjitha masat për pagesë”,- thuhet në komunikatën e Drejtorisë për të Ardhura Publike.
 
Rikujtojmë se deri në miratimin e shfuqizimit të taksës radio-difuzive obliguesit kanë obligim ligjor që ta paguajnë borxhin publik, ndërkaq për mospagesën e obligimeve DAP ka të drejtë ligjore që t’i marrë të gjitha masat për pagesë”,- thonë nga DAP.