Maqedoni
Sheshi “Skënderbeu” në përfundim e sipër, vendosen elemente kombëtare
14.07.2017 18:13
Vazhdojnë punimet në Sheshin "Skënderbeu" në Shkup, ku po punohet në mënyrë intensive që ky projekt të përfundojë...

Vazhdojnë punimet në Sheshin "Skënderbeu" në Shkup, ku po punohet në mënyrë intensive që ky projekt të përfundojë në një periudhë shumë të shpejtë.
Është përgatitur edhe murali me elementet kombëtare. Afër përmendores së Skënderbeut do të jenë edhe figura tjera të historisë shqiptare të pikturuara në mur, siç janë Nënë Tereza, Isa Boletini, Ismail Qemali, Adem Jashari e të tjerë.
Gjithashtu bie në sy prania edhe e disa portreteve të UÇK-së, si edhe një flamur tjetër shqiptar, në formë dielli dhe me shqiponjën në mes. Gjithashtu për zbukurimin e sheshit janë duke u mbjellë edhe 10 mije lule.
Përndryshe, projekti i Sheshit "Skenderbeu" është projekt i komunës së Çairit dhe do të jetë sheshi më i madh i qytetit të Shkupit.
Ky shesh shtrihet në hapësirë prej 22 mijë metra katrorë, ndërsa do të bëjë lidhjen e pjesës moderne të Shkupit me pjesën e vjetër të kryeqendrës.
Sheshi “Skënderbeu” është paraparë që të ndërtohet në tre faza, me një kosto të përgjithshme prej rreth 10 milionë eurove, ndërsa tanimë ai është në fazën përfundimtare.
GAZMEND KURTISHI
