TAKSI-SHKUP

Disa kompani ulin çmimet e taksive

06.06.2014 16:29

Taksivozitësit pohojnë se këtë zbritje e kanë bërë jo me dëshirë të tyre, por për të shtuar numrin e udhëtarëve edhe pse nuk kanë leverdi............

Për shkak të tarifës së ulët të disa kompanive të taksivozitësve, është shtuar numri i udhëtarëve me taksi. Taksivozitësit pohojnë se këtë zbritje e kanë bërë jo me dëshirë të tyre, por për të shtuar numrin e udhëtarëve edhe pse nuk kanë leverdi.

Kompanitë më të mëdha të taksive kanë arritur të bëjnë lëshime për qytetarët, por ata që punojnë me veturën e tyre nuk i lejojnë harxhimet të bëjnë zbritje.

”Kemi kapak fitim kemi”, - tha një taksist.

A i shfrytëzojnë njerëzit tarifat e reja?

Po, po”,-  theksoi një taksist.

”Nuk ka taksi më të lirë, çmimi nuk ka ndryshuar, këtë e bëjnë firmat që të kenë punë, sepse nëse firmat nuk bëjnë lirime, do të kenë më pak udhëtarë”, - u shpreh një tjetër taksist.

Qytetarët, para se të marrin shërbimet e taksivositësve, duhet të pyesin ata nëse vozisin përmes tarifës me zbritje, pasi që në të kundërtën, një vozitje me taksi mund t’ju kushtojë shtrenjtë. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)