Maqedoni
Gjykata administrative vendos Zhivko Mitrevskin kryetar legjitim të LSM-së
14.07.2017 19:15
Gjykata administrative konfirmon legjitimitetin e Zhivko Mitrevskit të udhëheq me Lidhjen e Sindikatës së Maqedonisë...

Kryetari i LSM-së, Mitrevski, tha se me këtë vendim është konfirmuar falsifikimi i dokumenteve.
“Me vendimin konfirmohet se është bërë përpjekje për falsifikimin e dokumenteve dhe janë bërë një sërë shkeljesh në procedurën të cilën e kanë udhëhequr të ashtuquajturit liderë të sindikatave dhe ushtrues detyre kryetar të LSM-së”,- deklaroi kryetari i LSM-së, Zhivko Mitrevski.
Mitrevski ka kërkuar të respektohet vendimi i Gjykatës administrative dhe Darko Dimovski të japë dorëheqje të parevokueshme nga funksioni ushtrues detyre i Lidhjen së Sindikatës të Maqedonisë. Për një kohë të gjatë midis Mitrevskit dhe Dimovskit u zhvillua një kontest rreth asaj se kush është kryetar legjitim i LSM-së.
REJHANE BUSHI-METAJ
