Botë

Ish – presidenti i Serbisë, Tadiç: dialogu s’ka më kuptim, Kosova mori atë që deshi

14.07.2017 19:32

Ish-presidenti, Boris Tadiç, ka deklaruar se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë tashmë nuk ka kuptim...

Ish-presidenti, Boris Tadiç, ka deklaruar se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë tashmë nuk ka kuptim, pasi Kosova mori atë çka donte.

Në një intervistë dhënë mediave serbe, ish presidenti serb tha se plani i tij, i shpalosur para pesë vitesh, e që ishte i përbërë prej katër pikash, pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit, ai plan tanimë nuk ka vlerë dhe janë të pamundura.

“Kjo qeveri dha edhe atë që deri më tani nuk ishte e humbur, duke u arsyetuar në krijimin e një asociacioni që quhet “Bashkësi e komunave me shumicë serbe”, por që ajo bashkësi do të ketë rol të një OJQ-je, bile edhe më pak se ajo. Tadiç theksoi se dialogu mbi ato çështje kishte kuptim vetëm para nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit.

“Kjo qeveri lejoi të instalojë sistemin ligjor në gjithë territorin e Kosovë së pavarur, duke përfshirë edhe veriun. Ndërkohë që në mandatin tim si president nuk kemi pranuar dhe suksesshëm kemi arritur ta ruajmë atë që Serbia nuk kishte humbur gjatë luftës 98-99”,- theksoi ish presidenti, Tadiç.