Ligji për gjuhët, Zyberi: Taktizim i partive në prag të zgjedhjeve
Ashtu siç afrohen zgjedhjet lokale të gjitha subjektet politike varësisht nga interesat e tyre...

Ashtu siç afrohen zgjedhjet lokale të gjitha subjektet politike varësisht nga interesat e tyre po taktizojnë në lidhje me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe vlerson eksperti juridik Naer Zyberi. Të dëmtuarit në gjithë këtë situatë janë qytetarët nënvizon ai.
“Është në pyetje një taktizim i gjitha subjekteve duke pasur parasysh se jemi në prag të zgjedhjeve lokale dhe kuptohet LSDM dëshiron që ta lënë fazën e zgjedhjeve dhe pastaj ti kthehet ligjit për gjuhën . BDI rri në heshtje. Aktualisht mendon se nesë nuk arihet një ligj i cili do ta avantazhonte në mënyrë të duhur gjuhën shqipe poashtu do ti reflektoje negativisht asaj dhe këtu kuptohet VMRO-DPMNE-ja bënë sihirxhiun, sepse ata çfardo projekti që do të ofrojë pushteti do të jenë kundër të kuptohet duke e sulmuar si rrezikim të unitaritetit të karakterit të shtetit , rrezikim të gjuhës maqedone. Në të gjithë këtë katrahur të qëndrimeve pro -kundër pritje mos pritje për gjuhën, mendoj se dëm kanë të gjithë qytetarët” – tha eksperti juridik, Naser Zyberi.
LIGJI PËR GJUHËT, BILALLI:TEMAT E TILLA USHQIM PËR GRUPE TË CAKTUARA
Ndërkohë profesori universitarë Mersel Bilalli është i mendimit se temat e këtilla janë mundësi dhe ushqim i mirë për grupe të caktuara që të shiten patriot.
“Jam i mendimit se edhe ky ligj së shpejti duhet të miratohet që të eliminohen të gjitha mundësitë të eksploatimit të grupeve të ndryshme të cilat dëshirojnë të shiten si patriotike apo diçka të ngjajshme apo mbrojtje të atdheut e kështu me radhë dhe të humbet ajo bërthamë e cila u jep mundësi të eksploatojnë grupeve të cilat nuk dëshirojnë ndonjë progres të veçantë por dëshirojnë të mbulohen me një far patriotizmi e kështu me radhë. Forcimi i tepruar i situatës mund vetëm ta ushqejë VMRO-në dhe sërish ta kthejë në pushtet. Sido që të jetë ligji për gjuhët do të duhet të miratohet brenda një afati të shkurtër me siguri para vitit të ri” – u shpreh profesori universitarë, Mersel Bilali.
Lidhur me çuarjen e projektligjit për gjuhët në Komisionin e Venedikut për vlersim Zyberi dhe Bilalli kanë mendime të ndara. Sipas Zyberit çuarja e ligjit në Komisionin e Venedikut është tërësisht e panevojshme sepse sipas tij Komisioni i Venedikut nuk merret me çeshtjet ndëretnike por me standartet demokratike.
Ndërsa sipas Bilallit Komisioni i Venedikut do t’i jep një legjimitet serioz projektligjit në fjalë dhe nuk do të linte hapsirë për kontradita. (Naim Ramadani, TVM2)
