MASH terheq lëndën “Shoqëria”
MASH e tërhoqi lëndën shoqëria me të cilin vijonin mësimin nxënësit e klasës së katërt...

MASH e tërhoqi lëndën shoqëria me të cilin vijonin mësimin nxënësit e klasës së katërt. Nxënësit nuk do ngjisin më fotografi nga dasma e prindërve apo të përgjigjen se ku janë kurorëzuar prindërit në kishë apo në librin amë.
Ministrja Deskoska vendosi të tërheqë këtë libër për të cilën Avokati i Popullit dorëzoi parashtresë se ka diskriminim famijar,martesor dhe religjioz.
“Autori i librit i vë në pozitë të pabarabartë ata të cilët kanë vendos kurorë para organit dhe para kishës ku kurorë legjitime e quan kurorën para kishës.Nga kjo i vë në pozitë të prabarabartë s ai përket bashkësisë martesore ,dhe cështje tjetër fëmijëve u kërkohej të dërgojnë fotografi për kurorëzimin e prindërve por kemi fëmijë që ka prindër të ndarë” – tha avokati i popullit, Ixhet Memeti.
Ne Nderkohe sipas Lidhjes se Arsimtareve shqiptare ka dhe shume libra te tjere shkollore qe duhet te ndryshohen, LASH-i duhet të kyçet në bisedimet me Ministrinë për ndryshimet që do të bëhen në tekstet shkollore, thotë për TVM2 Kryetari i LASH-it, Nuhi Dardhishta.
“E shohim të arsyeshme që është tërhequr kjo lëndë por nuk është vetëm ajo lëndë ka shumë lëndë që kanë gabime dhe këto gabime ndoshta janë në tekste të vogla por për popullatën tonë janë shum të mëdha sepse ligi për arsim fillor e parasheh se për ndryshimin e një teksti shkollor duhet të ketë 30 perqind gabime” – tha kryetari i LASH-it, Nuhi Dardhishta.
Edhe për lëndën “Arsim Qytetar” avokati i popullit ka dorëzuar parashtresë dhe është formuar komision.Në të ardhmen pritet që të tërhiqet edhe kjo lëndë e cila ka elemente diskriminuese. (Flutura Rahimi, TVM2)
