Ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, Lika: Është vetëm çështje dite avancimi i shqipes

15.07.2017 15:42

Partnerët e koalicionit qeverisës kanë arritur ujdi rreth ligjit.....

Partnerët  e koalicionit qeverisës kanë arritur ujdi rreth ligjit  që mundëson shtrirje më të gjërë të përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe  dhe është çëshje ditësh kur i njëtji do të kalojë  në qeverine  e  Maqedonisë, ka bërë ditur zëvendës  kryeministri përgjegjës për Marëveshjen e  Ohrit, Hazbi Lika.

“Është cëshje ditësh për të filluar procedura. Jemi marrë veshë që ky ligj të shkojë në Komsionin  e Venecias nga i cili presim përgjigje pozitive, sepse ligji është i harmonizuar në atë formë që të mos pengojë ato korniza që kanë paraqitur partnerët e koalicionit qeverisës” – tha zv.kryeministri për implementimin e MO-së, Hazbi Lika.

Zëvendës kryministri përgjegjës për realizimin e marrëveshjes së Ohrit nuk ka precizuar kohën se kur ligji do të mund të hyjë në procedurë parlamentare megjithesë në pyetjen e gazetarëve është shprehur i bindur se gjuha shqipe do të marrë shtrirje më të gjërë me miratimin e ligjit në fjalë gjatë 100 ditëve të para të qevrisjes. (Zërijeta Jajaga, TVM2)