Turqia një vit pas dështimit të grushtit të shtetit
Mijëra qytetar të Turqisë filluan marshe në shenjë të unitetit kombëtar....

Mijëra qytetar të Turqisë filluan marshe në shenjë të unitetit kombëtar, në momentet kur Turqia shënon 1 vjetorin nga dështimi i grusht shtetit atëherë kur pushteti turk parandaloi pucin e organizuar ndaj tij.
Dita e sotme u shënua edhe me mbajtjen e fjalimeve ne Kuvendin e Turqisë si dhe në Urën legjendare në Stamboll ku presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan shpalosi përmendoren e martirëve për nder të gjithë atyre që humbën jetën gjatë pucit veren te kaluar.
Ai me kete rast tha se 15 korriku ka qenë një tentativë pushtimi që është përpjekur të realizohet me dorën e nënkontraktorëve të blerë me 1 dollarë, Erdoğan tha se "qëndrimi i pamëshirshëm që puçistët treguan ndaj popullit tonë, egërsia që treguan dhe gjaku që kanë derdhur ka zbuluar qartë qëllimin e tyre të vërtetë."
"Numri i qytetarëve tanë që humbën jetën atë natë është 250, ndërsa numri i puçistëve të vrarë vetëm 35. Ja duhet të mendojmë edhe mbi këto shifra. Sikur Turqia të mos ishte një shtet ligjor, sikur të mos ishte një vend që mbikëqyr drejtësinë të paktën dhjetëra mijëra tradhtarë që kanë marrë pjesë fizikisht atë natë në grushtin e shtetit nuk do të ndodheshin nëpër burgje, por do të ndodheshin nëpër gropa të hapura rastësisht" – tha presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, tha se më 19 korrik do të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme në Turqi e cila ishte shpallur vitin e kaluar. Ai po ashtu tha se përpjekja për grusht shteti nga organizata terroriste FETO do të kishte qenë e suksesshme nëse terroristët do të arrinin të eliminonin atë dhe presidentin Rexhep Taip Erdogan.
"Ne ishim të vendosur, të gatshëm për të vdekur, ose ne, ose ata. Vendosëm për këtë së bashku me presidentin. Grushti i shtetit mund të kishte sukses. Si mund të ketë sukses? Nëse arrinin të më eliminonin mua dhe presidentin” – tha kryeministri i Turqisë, Binali Jildërëm.
Jildërëm ka kritikuar edhe qëndrimet e SHBA-ve dhe disa shtete evropiane lidhur me programet përkujtimore me rastin e ketij përvjetori. Manifestime të shumta u organizuan edhe në Maqedoni.
Tabela të shumta reklamuese kanë pushtuar rrugët e qyteteve të të shumta te vendit, por edhe kryeqytetin. Në tabela shkruhet “15 korrik – Demokracia fitoi”, duke iu referuar asaj që pushteti i Erdoganit e quan “puç” nga forcat gyleniste në Turqi. (Semra Jakupi, TVM2)
