Mirçevski: SHPPP ka marrë dy led ekrane për 1 mil. Euro, VMRO: Led ekranet janë blerë me procedurë transparente

15.07.2017 17:17

Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta....

Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta dy vitet e kaluara në emër të Qeverisë së atëhershme të Maqedonisë ka marrë dy LED ekranë për përdorim të jashtëm me vlerë prej përafërsisht dy milionë eurosh, informon sot drejtori i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta , Pece Mirçeski.

“Nga dokumentacioni është verifikuar se e para nga dy marrëveshjet joracionale është bërë në vitin 2015 dhe ka të bëjë me një LED ekran për përdorim të jashtëm në objektin në ndërtim të Fakultetit për arte dramaturgjike. Për këtë furnizim , qytetarët kanë paguar 340.000 euro”, theksoi Mirçevski.

Marrëveshja e dytë sipas tij  është lidhur në vitin 2016 për furnizimin e një LED ekrani për përdorim të jashtëm të Pallatit ASNOM me vlerë prej 650.000 eurosh.  Sipas Mirçevskit eshte simptomatike se të  dy furnizimet  janë bërë me të njëjtën kompani dhe në të dyja rastet faturat janë paguar vetëm një ditë pas marrjes së ekraneve, tha Mirçevski.

I menjehershem ka qene reagimi i VMRO-se. Ata permes nje komunikate me shkrim pergenjeshtrojne lajmin, duke thene se led ekranet jane blere me procedure dhe ne menyre transparente.

Nga VMRO i bejne ftese LSDM-se në qoftë se është kryer diçka e jashtëligjshme,  atehere le  të ngrejë procedurë të përshtatshme.

"LSD ka formuar shumicën dhe ka formuar qeverinë për t’i realizuar premtimet ndaj qytetarëve dhe jo të aktrojë opozitën” , thuhet ne njoftimin e VMRO- DPMNE-se.