Kuvendi me seancë maratonike, Xhaferi “gjen ilaç” për opstruksionet e opozitës

15.07.2017 17:38

Kuvendi vazhdoi seancën maratonike të hapur që ditën e premte.....

Kuvendi vazhdoi seancën maratonike të hapur që ditën e premte. Për shkak të opstruksioneve të opozitës, deputetët e së cilës i replikojnë njëri tjetrit, kryepralamentari Talat Xheferi vendosi që séanca të vazhdojë edhe pas orës 18.

Ky vendim nuk u mirëprit nga opozita maqedonase. Ilija Dimovski akuzoi kryeparlamentarin se po shkel Rregulloren dhe se në këtë formë nuk po ndërton marrëdhënie korrekte me opozitën.

“Situatë e këtill ku Kuvendi punon edhe pas mesnatës, apo deri në orën një, dy, ja po afron ora tre, në dhjetë vitet e findit ka ndodh vetëm një herë. A ka arsyeshmëri ose jo vlerëson z.Xhaferi, do vlerësojë edhe opinion. Por, dua të tyregoj se korrektësia ndërtohet në bazë të respektit.” – tha Ilija Dimovski, deputet i VMRO DPMNE-së

Mirëpo Xhaferi i hodhi poshtë pretendimet e Dimovskit. Konformë kushtetutës, Kuvendi është në punime të përhershme, theksoi Xhaferi. Ai tha se rregullorja e detyron të punojë kështu nëse opozita vazhdon të quaj korrekte bllokimin e punës me procedurale, replika dhe kundërleplika dhe kërkesa për pauza të njëpasnjëshme.     

Unë nuk e di cila është ajo korrektësi, që 30 deputetë t’i replikoni njëri tjetrit për çdo fjalim, dhe nga ana tjetër kërkoni korrektësi nga unë. Sërish këtë duhet ta vlerësojnë qytetarët. Ndërsa ajo që kërkon Rregullorja nga unë është që të vazhdojmë të punojmë derisa sjellja e këtillë quhet korrekte.” – tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të RM-së

Edhe pas dakordimit të 10 koordinatorëve të VMRO DPMNE-së me kryeparlamentarin Xhaferi, në orët e hershme të mëngjesit deputetët e koalicionit të kryesuar nga VMRO DPMNE vazhdojnë të debatojnë mes veti për Llogarinë përfundimtare të Buxhetit të RM-së për vitin 2016. (Shpëtim Nuredini, TVM2)