VMRO akuzon, specialja të mos i bëjë presion apelit

15.07.2017 18:57

Që në orët e hershme të mëngjesit përfaqësues të VMRO-së u mblodhën para Gjykatës së Apelit....

Që në orët e hershme të mëngjesit  përfaqësues të VMRO-së  u mblodhën para  Gjykatës së Apelit ku vednoset për ankesat e PSP-së  për marrjen a pasaportave  të funnksionarëve të lartë të kësaj partie , për të cilët Prokuroria Speciale kerkoi dhe shqiptimin e masës  së paraburgimit.

Ata kërkuan që gjykata ti këthejë pasaportat  duke potencuar se Specialja punon për interesat e LSDM-së.

“Ata kanë për qëllim  të krijimit të materialit  për mediat pro LSD  të cilat duhet ta paraqesin VMRO-ne  në aspect negativ para qytetarëve  edhe atë para zgjedhjeve lokale.  VMRO nuk ka asnje arsye për të ikur sepse nuk ka bërë asnje vepër penale” – tha Orce Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE.

Gjykata e Apelit  solli vendime per gjashte kerkesat dhe ankesat e Speciales , por asnjeri nga ato vendime nuk eshte per funksionaret e VMRO-së. Nuk ka  vendim as për ankesat për shqiptimin e masës së paraburgimit të cilën e kërkon Specialja. Apeli brenda ditës së sotme ka marë vednime për të gjitha ankesat e parashtruara por kanë njoftuar se për të njejtat do te njoftojnë diten e hene. (Semra Ajeti, TVM2)