SHBA

SHBA, 6 persona qëllohen me armë në universitetin Seattle

06.06.2014 17:21

Të paktën 6 persona janë lënduar në Universitetin e Sietëllit në SHBA, kur një person i armatosur hapi zjarr në brendësi të kampusit.............

Të paktën 6 persona janë lënduar në Universitetin e  Sietëllit në SHBA, kur një person i armatosur hapi zjarr në brendësi të kampusit. Policia ka rrethuar menjëherë universitetin dhe ka bllokuar trafikun në rrugët pranë tij.

“Për një moment mu duk sikur më ndali zemra, kam shumë shokë atje që studiojnë shkencat apo matematikën në ndërtesën “Oto Miler”, shumë të tjerë që bënin palestër në ndërtesën përballë. E vetmja gjë që më shkonte ndërmend ishte se kush mund të ishin brenda në shkollë në ato sekonda, vrapova të shpëtoj veten e më pas u përpoqa të nxjerr prej aty sa më shumë njerëz që mundja”, - u shpreh Nate Johnson.

Policia ende është në kërkim të autorit të të shtënave në një hetim ku është përfshirë edhe FBI. Në këtë kampus universitar mësojnë 4 mijë student dhe ai gjendet vetëm 10 minuta në këmbë nga qendra e Sietëllit.

Kjo është ngjarja e parë e tillë në Sietëll që nga viti 2007, kur Rebeka Gregor u vra nga ish i dashuri i saj në një tjetër universitet të Sietëllit, Goul Hall , por në atë rast vrasësi vrau vetëm ish të dashurën dhe veten, pa përfshirë njerëz të tjerë të pafajshëm . Ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.  (Adnan Hajdari, TVM2)