Turqi: Një vit pas dështimit të grushtit të shtetit

15.07.2017 19:07

Me date 15 korrik vitin e kaluar ushtaret turq....

Me date 15 korrik  vitin e kaluar  ushtaret turq  u perpoqën  ta rrëzojnë qeverinë Erdogan  me tanke , avione ushtarak dhe me helikopterë.

Udhëheqësit e grushtit të shtetit turk  në media shpallën  se e kanë marrë pushtetitn  duke bombarduar parlamentin  dhe lokacione tjera kyce te vendit, përfshi ketu edhe pushimore  ne detin egje ku qendronte presidenti  Erdogan.

Nga ana tjeter Erdogan beri thirje qe te mos rrespektohen urdherat e pucisteve , me crast mijera njerëz dolen neper rruge ne shenje kundershimi te grushtit te shtetit. Ura e njohur e Bosforit u mbulua nga mijera njerez perkrahes te Erdoganit,  te cilet  u perplasen me pucistet , dhe qe atehere kjo ure eshte simbol I ures se martireve  te cilet  mbrojten shtetin nga pucistet. 

Presidenti  turk Rexhep Taip Erdogan thotë se grushti i shtetit u drejtua nga kleriku Fethullah Gulen, i cili jeton në mërgim të vetë-detyruar në Shtetet e Bashkuara për gati dy dekada.

Zoti Gulen mohon çdo përfshirje në të.Në një deklaratë mbi përvjetorin e grushtit të shtetit, Fethullah Gulen tha se "trajtimi i qytetarëve të pafajshëm gjatë vitit të kaluar nga qeveria turke e tërheq Turqinë në kategorinë e vendeve me rekordin më të keq të demokracisë, sundimit të ligjit dhe lirive themelore në botë dhe se populli turk po mblidhet në masë rreth mesazheve të urrejtjes.

Të premten, Turqia shkarkoi më shumë se 7,000 oficerë policie, zyrtarë qeveritarë dhe akademikë.Një urdhër i qeverisë, i botuar nga gazeta zyrtare tregon se midis atyre që janë shkarkuar janë 2.303 policë, duke përfshirë disa zyrtarë të lartë, së bashku me më shumë se 300 akademikë nga universitetet.

Dekreti gjithashtu u hoqi të drejtën e pensionit 342 oficerëve dhe ushtarëve të tjerë. Urdhëri u botua në mesin e një gjendjeje të jashtëzakonshme të vendosur pas grushtit të dështuar të shtetit vitin e kaluar.