Tentativa për puç në Turqi, NATO me mesazh solidariteti

15.07.2017 19:38

Sekretari i Përgjithshëm i NATOS-s, Jens Stoltenberg...

Sekretari i Përgjithshëm i NATOS-s, Jens Stoltenberg, me rastin e shenimit te pervjetorit nga tentativa për puc ne Turqi tha se  është e papranueshme çdo lloj tentative që do të dëmtojë demokracinë e cilit do prej anëtareve  të NATO-s",

Stoltenberg, ne mesazhin e publikuar me shkrim ka rikujtuar se në natën e 15 korrikut NATO ka qenë pranë Turqisë, aleatit të saj dhe menjëherë ka dënuar tentativën.

Dëshiroj të theksoj në mënyrë të fortë se është e papranueshme çdo lloj tentative që do të dëmtojë demokracinë e cilitdo prej anëtarëve të NATO-s. Vlerësoj popullin turk i cili qëndroi përballë kësaj tentative të pabesë kundrejt qeverisë së zgjedhur me votë të Turqisë dhe institucioneve demokratike të saj.