Kina kaplohet nga rreshje të rrëmbyeshme, evakuohen 75 mijë persona

15.07.2017 21:33

Rreth 75 mijë persona janë evakuuar në zona të sigurta....

Rreth 75 mijë persona janë evakuuar në zona të sigurta për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme që kanë përfshirë provincën Jilin në verilindje të Kinës, njoftojnë autoritetet e vendit.

Qendra Provinciale për Ndihmë Gjatë Katastrofave ka njoftuar se 7.500 shtëpi në prefekturën Yongji janë shkatërruar si pasojë e reshjeve që kapluan provincën nga dita e djeshme, kurse 75 mijë persona janë evakuuar në zona të sigurta.

Zyrtarët e vendit theksojnë gjithsej 260 mijë njerëz janë prekur nga përmbytjet. Në shumë vende të prefekturës janë dëmtuar edhe tokat bujqësore, teksa po ashtu është ndërprerë edhe furnizimi i energjisë elektrike, gazit dhe ujit.

Reshjet në provincën Jilin pritet të zgjasin deri në fillimin e javës tjetër.